Reali i ka gati milionat për Bellinghamin

Futboll

Reali i ka gati milionat për Bellinghamin

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:02
Jude Bellingham.

Jude Bellingham është sot njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian.

Njëherësh, futbollisti i Borussia Dortmundit është bërë njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet e mëdha të kontinentit.

Në garë për lojtarin është futur edhe Real Madridi.

Madje, mediumi spanjoll “Cadena SER” raporton se kampioni evropian dhe spanjoll është i gatshëm t’i paguajë plot 90 milionë euro për 18 vjeçarin, i cili ishte rritur tek Birminghami.

Por, kjo është një shumë më e ulët nga ajo që e kanë ofruar klubet angleze për super-talentin.

Ditë më parë flitej se Liverpooli, Manchester United dhe Manchester City janë të gatshëm t’i paguajnë nga 100 milionë euro për mesfushorin anglez.

Pra, për Bellinghamin ka nisur një garë e ashpër dhe me gjasë ai mund të rikthehet në Premierligë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat