Manchester United po lufton në tri fronte – këto janë shënjestrat

Futboll

Manchester United po lufton në tri fronte – këto janë shënjestrat

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 01:01
Antony

Manchester United po synon t’i sjellë edhe disa përforcime për trajnerin Erik ten Hag.

‘Djajtë e Kuq’ akoma nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të madhe në merkato, ndonëse janë të pozicionuar për luftë në tri fronte.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, United po garon për Frenkie de Jong, Antony dhe Lisandro Martinez.

Dy të fundit janë pjesë e skuadrës së Ajax dhe sezonet e fundit i kanë kaluar pikërisht me trajnerin Ten Hag.

Ky i fundit shihet si pikë kyçe për t’i afruar dy lojtarët në ‘Old Trafford’.

Në anën tjetër, për Frenkie de Jong thuhet se oferta është përmirësuar dhe United mund të ofrojë deri në 80 milionë euro nëse përfshihen edhe bonuset.

Sa i përket Lisandro Martinez, rivalitet do të ketë edhe nga Arsenal, kurse për Antony, United janë favoritët e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat