Juventus dhe Liverpooli projektojnë një shkëmbim në mesfushë

Futboll

Juventus dhe Liverpooli projektojnë një shkëmbim në mesfushë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:00
Ilustrim

Juventus po projekton një goditje të rëndësishme dhe mbi të gjitha pa shpenzuar asnjë cent. “Zonja e Vjetër” ka nisur bisedimet me Liverpool dhe bëhet fjalë për një shkëmbim midis Adrien Rabiot dhe Naby Keita.

Të dy lojtarët kanë të njëjtën moshë dhe vijnë nga sezone jo shumë të mirë në ekipet e tyre respektive.

Rabiot dhe Keita, për momentin kanë të njëjtën vlerë kartoni, 20 milionë euro, pra një shkëmbim i thjeshtë, nga i cili asnjëra prej skuadrave nuk do të ishte e detyruar të shpenzonte.

Në pritje të zyrtarizimit të Paul Pogba, Juventus po mendon këtë lëvizje që të “blindojë” mesfushën, ndërsa në krahun tjetër, Rabiot do të provonte një eksperiencë të re në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat