Filloi turneu ndërkombëtar i grupmoshave U-17 në organizim të KF 2 Korriku 

Futboll

Filloi turneu ndërkombëtar i grupmoshave U-17 në organizim të KF 2 Korriku 

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:43
Filloi turneu ndërkombëtar

Sot në Prishtinë ka filluar turneu ndërkombëtar për grupmoshën U-17 të organizuar nga KF 2 Korriku nën patronatin e FFK-së.

Pjesëmarrës në këtë turne krahas klubit organizator janë edhe Ballkani, Llapi, Trepça’89, Besa, Beshiktashi, Rabotniçki dhe Vllaznia. Ky turne mbahet në kuadër të strategjisë së FFK-së për binjakëzimin e sa më shumë shkollave të futbollit të klubeve tona me klubet e mëdha evropiane.

E në rastin konkret është pikërisht lidhja e FC 2 Korrikut dhe FC Beshiktashit, pasi kampionati turk, ai kroat dhe veçmas ai italian janë bërë tashmë destinacionet më të shpeshta për talentet e futbollit tonë.

Në hapje të turneut ishte i pranishëm edhe presidenti Agim Ademi, i cili përgëzoi drejtuesit e KF 2 Korriku, për organizimin e këtij turneu dhe për pjesëmarrjen e klubeve që njihen për zhvillimin e talenteve. Ndër të tjera kreu i FFK-së theksoi se 2 Korriku, ashtu siç e ka emrin e një date historike për Republikën e Kosovës, ashtu është edhe si klub historik e i dëshmuar për nxjerrjen e shumë talenteve që tashmë kanë bërë karrierë të suksesshme edhe jashtë vendit.

Ai inkurajoj drejtuesit dhe stafin e 2 Korrikut që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për zhvillimin e talenteve edhe në të ardhmen, teksa u premtoi përkrahje në partneritet me komunën e Prishtinës për krijimin e kushteve sa më të mira në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat