“Special One” tjetër i familjes së Mourinho, vajza fiton

Futboll

“Special One” tjetër i familjes së Mourinho, vajza fiton

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:54
“Special One” tjetër i familjes së Mourinho

Kur babai yt është një nga trajnerët më të famshëm në botë, tashmë e di që rruga jote është e shënuar. Të gjithë do t’ju njohin si “bijë e filanit”, mbiemri juaj do të dalë gjithmonë përpara emrit. Në atë pikë, ju keni dy rrugë: jetoni me të dhe vazhdoni rrugën tuaj, ose “shtypuni” nga mbiemri që mbani.

Matilde Mourinho zgjodhi opsionin e parë. Ajo studioi, jetoi një fëmijëri dhe adoleshencë të shkujdesshme, veçanërisht në Angli, dhe më pas vendosi se cila do të ishte e ardhmja e saj: krijoi një linjë bizhuterish.

Ndërsa Mou, në fund të majit, po fitonte Ligën e Konferencës në “Arena Kombëtare” të Tiranës, Matilde mori në shtëpi edhe trofeun e saj personal. Ndërkohë, i dha babait të saj dhe të gjithë lojtarëve verdhekuq nga një byzylyk ekskluziv me vendin dhe datën e finales në Tiranë, kundër Feyenoord-it.

Më pas mori komplimentetnga shtypi anglez, që nuk është asnjëherë shumë i butë, për linjën e saj të bizhuterive prej ari të ricikluar, diamante të rritur në laborator, procese transparente dhe ambalazhe miqësore me mjedisin.

Me siguri që të atin si dëshmi kryesore e ka ndihmuar, por, siç e kanë vënë në dukje edhe revistat e rëndësishme të modës në Angli, fakti që në moshën 26-vjeçare arriti të krijojë linjën e saj dhe po vendoset në një sektor kaq konkurrues nuk është diçka e vogël.

Gjithashtu sepse marka quhet “Matilde Jewellery” dhe mbiemri i babait nuk figuron në emër, gjë që do të kishte përfaqësuar një marketing të lehtë. Marka e vajzës së “Special One” nuk ka mbushur ende as dy vite. Në këtë sektor konsiderohet si një nga risitë më interesante U-30, aq sa mori çmimin e markës në zhvillim të vitit në “Professional Jeweler Awards”, nëntorin e kaluar.

Ose “titullin”, për ta thënë në një mënyrë kaq të dashur për Jose Mourinho. Krahasimi, megjithatë, ndalet këtu, sepse Matilde po përpiqet të ecë me këmbët, idetë dhe imagjinatën e saj. Ajo është gati t’i japë babait të saj dhe lojtarëve të tij byzylykë të tjerë festimi në rast fitoresh si në finalen e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat