Zogaj me gjyqtarët gjermanë, do të ndajë drejtësinë në Champions League  

Futboll

Zogaj me gjyqtarët gjermanë, do të ndajë drejtësinë në Champions League  

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:47
Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, me gjyqtarët gjermanë do të ndajë drejtësinë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Zogaj është caktuar për sfidën në stadiumin “Republican” në Yerevan, ku ndeshen skuadra armene Pyunik dhe ajo rumune CFR Cluy.

Ndeshja luhet të martën (me 5 korrik) në orën 18.00.

Gjyqtar kryesor është Bastian Dankert, asistent i parë Bekim Zogaj dhe asistent i dytë Jan Kobell.

Zogaj, ndër gjyqtarët më të mirë në Zvicër, ka përvojë në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare, kjo është edhe një sfidë e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat