UEFA, përjashtoje Cërvena Zvezdën nga Champions League, për skandalin e radhës 

Futboll

UEFA, përjashtoje Cërvena Zvezdën nga Champions League, për skandalin e radhës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:46
UEFA, përjashtoje Cërvena Zvezdën

E gjithë bota e ka sanksionuar Rusinë për agresionin në Ukrainë, ndërsa kampioni i Serbisë, Cërvena Zvezda e Beogradit, klubi famëkeq, sonte zhvillon miqësore në Sochi të Rusisë me Zenitin e St. Peterburgut. 

Si është e mundur një klub si Zvezda të tolerohet që të zhvillojë ndeshje me një ekip të shtetit agresor.

Federatat e ndryshme ndërkombëtare, i kanë përjashtuar të gjitha sportet ruse, për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa Zvezda luan edhe në Champion League edhe me klubin rus!

UEFA  të jetë e qartë, t’ia tregojë derën një klubit, që njihet nga klubet famëkeqe, që përkrahu luftërat e pushtuesit serb kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. 

Zvezda është dënuar disa herë nga UEFA, për shkak të pankartave raciste kundër popujve tjerë,  si kundër shqiptarëve e kroatëve. 

 “Zenit dhe Zvezda sot nga ora 19:00 do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin Olimpik në Sochi. Deri mbrëmë janë shitur 22 mijë bileta dhe priten të janë 30 mijë shikuesit.

Klubet e futbollit Crvena zvezda dhe Zenit nga St. Petersburgu e vazhduan sot bashkëpunimin edhe për dy vite”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”. Është skandal i madh ky, një Zvezdë që duhet përjashtuar automatikisht nga garat e Cahmpions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat