​Melo përjeton tmerrin bashkë me familje, sulmohet dhe grabitet nga persona të armatosur

Futboll

​Melo përjeton tmerrin bashkë me familje, sulmohet dhe grabitet nga persona të armatosur

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:47
Felipe Melo

Mesfushori i Fluminenses Felipe Melo ka pasur një ditë aspak të mirë të dielën.

Ai derisa po udhëtonte me makinë me gruan dhe fëmijët, kriminelët e ndalun dhe i morën makinën e tipit Mercedes dhe sende të ndryshme personale.

Braziliani u ndalua dhe u sulmua nga disa hajdutë të armatosur teksa largohej nga Rio de Zhaneiro pas fitores 4-0 në Maracanã kundër Corinthians. Grabitësit bllokuan Mercedesin e ish-lojtarit të Fiorentinës, Juventusit dhe Interit në Avenida Brasil, pastaj i zbritën nga makina gruna dhe fëmijët e tij si dhe një shok që udhëtonte së bashmu me ta dhe morën të gjitah gjërat që ishin në makinë.

Fatmirësisht, të gjithë protagonistët e historisë së keqe mësohet se janë mirë dhe kanë mundur të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi falë edhe ndërhyrjes së një çifti që kishin qenë dëshmitarë të historisë.

Tashmë disa muaj më parë Felipe Melo kishte pësuar një grabitje tjetër në një nga shtëpitë e tij në Brazil, ku ishin vjedhur bizhuteritë dhe paratë e gatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat