Vajza e legjendës, Alba Morina: Futbolli është vlerë universale që nuk njeh gjini

Futboll

Vajza e legjendës, Alba Morina: Futbolli është vlerë universale që nuk njeh gjini

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:41
Alba Morina

Është e pakompromis në punë, kërkon që puna të kryhet sipas planit dhe me profesionalizëm. 

Punon sikur të jetë e rritur në frymën e shteteve të zhvilluara dhe është e mishëruar shumë me futbollin. 

Është Alba Morina, e rritur nën ombrellën e futbollit, pasi që babai i saj, Arbnori, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e pavarësimit dhe disa vite edhe pas luftës, tani kryetrajner i KF Ferizajt.

Image

Alba pa futboll nuk mundet për faktin se është rritur në këtë frymë dhe sot punën me përkushtim në Federatën e Futbollit të Kosovës. 

A ishte dëshirë e babait tuaj apo e juaja që të merreni me futbollin?

“Unë jam rritë me futbollin, për fat të mirë e kam shiju edhe karrierën e babait sa ka qenë futbollist aktiv.

Unë jam shkollu dhe kam pas eksperiencë në fushën e marketingut, marrëdhënies me publikun dhe medias, andaj puna administrative që unë e bëjë në FFK është gërshetim i dashurisë për futbollin, eksperiencës dhe shkollimit tim”, - thotë Alba për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Alba thotë se asnjëherë nuk e ka pasur synim me çdo kusht të jetë futbolliste:

 “Në kohën kur unë kam qenë fëmijë, futbolli i vajzave nuk ka qenë fare i zhvilluar në vendin tonë, për dallim që sot është shumë i zhvilluar duke pas shumë klube e gara zyrtare.

Nuk kam pas synim të jem futbolliste, vetëm kam luajt me shokët e shoqet për rekreacion”.

Vajza e Arbnorit mburret që punon në FFK dhe që 40 për qind e stafit janë femra në këtë institucion, një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë.  

“Futbolli është vlerë universale që nuk njeh gjini. Andaj të gjitha vajzat duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre e te kyqen në futboll si futbolliste, trajnere e refere, por edhe në administratat e klubeve.

Shembulli më i mirë për këtë është numri i madh i vajzave dhe grave që punojnë në FFK, mundësi e hapësire e krijuar nga Presidenti Ademi. 40% e administratës është me vajza dhe gra, në secilin departament”, përfundon Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat