Daja: Në një ndeshje të tillë besoj që nuk do të ma bëni këtë pyetje

Futboll

Daja: Në një ndeshje të tillë besoj që nuk do të ma bëni këtë pyetje

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:45
Daja: Në një ndeshje të tillë besoj që nuk do të ma bëni këtë pyetje

Ballkani ka barazuar me Zalgirisin me rezultat 1-1 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka folur për kundërshtarin, duke e prekur edhe temën e futbollisti Kushtrim Gashi, i cili u raportua se u largua nga stërvitjet për shkak të mungesës së minutazhës në lojë.

Daja nënvizoi se Gashi kishte qenë i lënduar dhe se nuk e kishte dhënë më të miren e tij në ndeshjet miqësore, kur kishte startuar si titullar.

“Për herë të parë marrim pjesë në Kupa të Evropës, morëm pikën e parë me një loja të shkëlqyer kundrejt një kundërshtari të vështirë. Të i krijosh një kundërshtari të tillë me shumë eksperiencë në Evropë, më vjen keq se djemtë merituan më tepër.

“Në një ndeshje të tillë besoj që nuk do të ma bëni këtë pyetje.

Në një ekip janë prezente këto gjëra, ne nuk ja mohojmë vlerën që Gashi ka dhënë për Ballkanin, por nuk ka pasur shumë minuta për shkak të dëmtimeve, në ndeshjet miqësore e kemi nisur si titullarë, nuk e ka dhënë atë që ne prisnim – një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte Emërllahu që luan në pozicionin e Gashit. Besoj që në vazhdimësi do i sheshojmë këto gjëra të vogla…” – tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat