Drejtori sportiv i Fiorentinës çudit me deklaratën për shqiptarin

Futboll

Drejtori sportiv i Fiorentinës çudit me deklaratën për shqiptarin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 23:46
Bajrami

Nedim Bajrami prej disa muajsh është kthyer në një emër shumë të lakuar në merkaton e futbollistëve në Itali. Mesfushori spikati me Empolin dhe kanë qenë klube të ndryshme ata të cilat janë interesuar për shërbimet e tij. Një prej tyre raportohej vazhdimisht se ishte edhe Fiorentina, e interesuar për të gjetur një organizator të mirëfilltë.

Por deklarata e fundit e drejtorit sportiv të klubit të qytetit të Firences, Daniele Prade, ka çuditur jo pak gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp të tij ku prezantonte të rejat e fundit rreth klubit.

I pyetur rreth zërave të merkatos, ai ka treguar me radhë emra nga më të ndryshmit dhe në momentin kur u ngacmua për Bajramin, përgjigja e tij ishte tepër e shkurtër. “Ju sqaroj edhe se ne Bajramin nuk e kemi ndjekur kurrë”, ishin fjalët e tij, duke mbyllur praktikisht zërat për një transferim të mesfushorit.

Mediat italiane që nga janari kishin raportuar vazhdimisht për kontakte të Fiorentinës me Empolin për mesfushorin por me sa duket kjo është një pistë e cila për momentin nuk po ndiqet më dhe tani mbetet të shihet se cilët janë klubet e tjera që vazhdojnë të shfaqin interes për mesfushorin gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat