Transformimi trupor i Pedrit që prej kalimit te Barcelona është mbresëlënës

Futboll

Transformimi trupor i Pedrit që prej kalimit te Barcelona është mbresëlënës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 10:55
Pedri

Barcelona bëri një goditje mjeshtërore kur nënshkroi me Pedrin në vitin 2020.

Mesfushori spanjoll bëri debutimin e tij për Las Palmas në moshën 16-vjeçare dhe ishte shtylla kryesore për klubin në sezonin 2019/20.

Paraqitjet e tij alarmuan Barcelonën, e cila pagoi 5 milionë euro për mesfushorin 17-vjeçar asokohe.

Pavarësisht moshës së re dhe trupit të tij të vogël, Pedri u shndërrua menjëherë në një lojtar kyç për Barcelonën.

Ai luajti 52 herë për klubin në sezonin 2020/21, teksa shfaqi talentin e tij në botë.

Megjithatë, sezoni që lamë pas, për Pedrin nuk ishte edhe aq i mirë, ku ai luftoi me lëndime të shumta dhe një problem i pësuar në kofshë e mbylli sezonin e tij herët në muajin prill.

Tinejxheri do të përpiqet të lë pas vetes problemet e tij të lëndimeve në sezonin e ardhshëm. Ai u paraqit për stërvitjen parasezonale të Barcelonës në fillim të kësaj jave dhe ai duket në formë të shkëlqyer.

Pedri duket se ka punuar për fizikun e tij gjatë verës. Janë shfaqur foto të cilat tregojnë transformimin e trupit të tij gjatë viteve të fundit dhe kjo është mbresëlënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat