Arsenali bën ofertë zyrtare për futbollistin e kombëtares së Kosovës

Futboll

Arsenali bën ofertë zyrtare për futbollistin e kombëtares së Kosovës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 00:09
Edon Zhegrova

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është pranë hedhjes së hapit më të madh në karrierën e tij.

Anësori shqiptar u transferua në janar në radhët e Lille-s për 7 milionë euro, ku po lë një ndikim pozitiv me aftësitë e tij në fushë.

Futbollisti 23-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha të Anglisë.

Arteta është bindur dhe e do Zhegrovën në urdhërat e tij. Gazetari Arlind Sadiku bën me dije se Arsenali ka dorëzuar një ofertë zyrtare në tryezën  Lille-s dhe tashmë vendimi i përket pikërisht klubit francez dhe vetë lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat