Shkëndija me një mungesë

Futboll

Shkëndija me një mungesë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:49
Shkëndija

Shkëndija sot (e enjte) me fillim në ora 20:00 ndaj armenëve të FC Ararat starton me garat evropiane në këtë sezon të 11-të dhe të 9-tin radhazi që “kuqezinjtë” marrin pjesë në kompeticionet evropiane.

Djelmoshat “kuqezi” nga Tetova mbrëmë në arenën “Todor Proeski”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja kishin stërvitjen e vetme para këtij takimi shumë të rëndësishëm, në të cilin trajneri Artim Shaqiri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bashkim Velijës.

Futbollisti i ardhur nga rradhët e Laçit gjatë kësaj merkatoje kishte pësuar një dëmtim në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, ndërsa edhe pse ka fillular të stërvitet bashkë me skuadrën, ai akoma nuk është i gatshëm për lojë.

Kështu Velija do të jetë mungesa e vetme në rradhët e skuadrës kuqezi për ndeshjen e sotme, derisa pjesa tjetër do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Shaqiri..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat