Gjiganti i Europës futet në garë për Lewandowskin

Futboll

Gjiganti i Europës futet në garë për Lewandowskin

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 20:55
Lewandowski

E ardhmja e Robert Lewandowski-t mbetet akoma e paqartë. Sulmuesi polak ka kërkuar largimin nga Bayern Munich dhe transferimin te Barcelona.

Një qëndrim ky që ka zemëruar bavarezët që kanë bërë të ditur se lojtari do të respektojë kontratën që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Gjithsesi, një ofertë e rëndësishme nga ana e Barçës do të mund ta zhbllokonte situatën dhe ta bindte Bayern-in ta linte të lirë lojtarin. Por kjo ofertë nuk po vjen edhe për shkak të problemeve financiare të katalanasve.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Paris Saint-Germain, që duket se po mendon për polakun për të ndërtuar një super sulm me Kylian Mbappe dhe Messi-n.

Sipas L’Equipe, klubi francez po i monitoron nga afër negociatat që po zhvillohen mes Barcelona-s dhe Bayern Munich për të kuptuar nëse ka hapësira për të ndërhyrë.

Duket e vështirë që ideja e francezëve të kthehet në realitet, duke parë se futbollisti do vetëm klubin blaugrana dhe kjo e bën pothuajse të pamundur një transferim të tijin në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat