Ardian Nuhiu, trajner i Dritës, është shprehur i kënaqur me lojën dhe fitoren e skuadrës së tij kundër Inter Turku.
Gjilanasit mposhtën skuadrën finlandeze me rezultat 3-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, kalojnë në rundin tjetër të Conferencë League.
“Edhe ndeshja e parë ishte e mirë, por humbëm nga një episod.
Nuk diskutohet se këto ditë e përgatisnim në përpikëri ndeshjen.
Përgëzoj futbollistët për luftën, kjo tregon se fitorja s’u arrit rastësisht.
Fitoren ia dedikoj familjes dhe intelektualëve. Do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme përkundër që është vështirë”, përfundoi ai.