Media serbe gënjen paturpësisht, mbron turpin, sulmon Kosovën! 

Futboll

Media serbe gënjen paturpësisht, mbron turpin, sulmon Kosovën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:38
Në ndeshjenë Podgoricë

Mediat serbe që ushqehen nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, pa fije turpi gënjejnë dhe nuk e transmetojnë të vërtetën.

Një farë media serbe “Kurir”, gënjen dhe pa fije turpi mbron turpin e disa tifozëve të Buduçnostit të Podgoricës, që kanë fyer Llapin e Podujevës në ndeshjen e 7 korrikut në Podgoricë. 

“Policia e Kosovës ua ndaloi tifozëve të Buduçnostit ardhjen në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Conference League!

“Barbarët” kishin plan të niseshin sot në mëngjes në rrugën e tyre drejt Kosovës për të mbështetur skuadrën nga Podgorica në ndeshjen ku do të mbrojnë epërsinë dy gola nga ndeshja e parë (2:0).

Siç mëson portali “Vijesti”, policia e Kosovës me këtë vendim kërkon të shmangë konfliktet e mundshme mes grupeve të tifozëve.

Vendim i turpshëm dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse ata tashmë nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë e ndonjë mysafiri, atëherë ata nuk duhet të luajnë në garat evropiane”, shkarravit paturpësisht “Kurir”.

Ky medium gënjeshtar shkon aq larg me budallaqet e  saj duke e quajtur shtetin tonë Metohi: “Ditët e kaluara mediat kosovare raportuan mesazhe nga tifozët e Buduçnostit të cilët paralajmëruan nisjen masive për në Prishtinën serbe. Kjo padyshim që i shqetësoi aq shumë autoritetet e Kosovës dhe Metohisë, saqë morën këtë vendim shkatërrues.

Do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë një reagim zyrtar të Malit të Zi për ndalimin e hyrjes së qytetarëve të tij në Kosovë.

Klubi nga Podujeva ka lëshuar një deklaratë lufte, ndaj së cilës do të duhej të reagonte UEFA. Ajo që ata shkruan është një budallallëk total: Bëjmë thirrje për mobilizim të gjithë popullit shqiptar, jo vetëm tifozëve të Llapit.

Ne duam t'u përgjigjemi të gjithë atyre që në Podgoricë treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh, por ndaj mbarë popullit shqiptar - thuhet në deklaratën e çmendur që nxit konflikte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat