Media malazeze: Ja çfarë u shfaq në stadiumin “Fadil Vokrri”

Futboll

Media malazeze: Ja çfarë u shfaq në stadiumin “Fadil Vokrri”

Nga: K.G. Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:26
Media malazeze: Ja çfarë u shfaq në stadiumin “Fadil Vokrri”

Media malazeze “Cdm” shkruan për atmosferën brilante në stadiumin në Prishtinë, mes Llapit të Podujevës dhe Buduçnostit të Podgoricës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League në futboll. 

“Ata shfaqën një hartë të Malit të Zi të ndarë me mbishkrimin "ti je tjetër".

“Podgoricasve, siç shkruan Portali ‘Analitika’, iu bë një pritje e ngrohtë me një sërë sloganesh që nuk kanë vend në arenat sportive.

Në njërën prej pankartave ishte një hartë e Malit të Zi me një pjesë "të shkëputur" dhe mesazhin - "ti je tjetër".

Në tribuna ka edhe një flamur me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndeshjen e ndjekin rreth 10 mijë shikues”, shkruan “Cdm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat