Media serbe pa fije turpi mbron vandalizmin serb dhe sulmon UEFA-n për Kosovën: Shqiptarët jetojnë jetën e tyre!

Futboll

Media serbe pa fije turpi mbron vandalizmin serb dhe sulmon UEFA-n për Kosovën: Shqiptarët jetojnë jetën e tyre!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:04
Ilustrimi skandaloz i medias serbe

Serbët paturpësisht vajtojnë! Serbët po vajtojnë dënimin e fundit, po e vajtojnë dënimin shembullorë nga UEFA.

Një dënim i shumë merituar me 43 mijë euro, një dënim që në horizont duket paksa i butë sepse serbët realisht duhet përjashtuar nga garat ndërkombëtare.

Media serbe “Kurir”, paturpësisht shkruan duke e mbrojtur racizmin serb, vajton dënimin e fundit, duke dalë me një titull: “A është turp të jesh serb? UEFA poshtëron çdo gjë që është serbe, ndërsa shqiptarët jetojnë jetën e tyre!”. 

‘Kurir’ më mirë do të ishte të shkruante në titull: Ndihem të turpëruar që jemi serb për gjenocidin që kemi bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve dhe kroatëve.

Është e çuditshme se si hidhet në ofensivë ky medium, duke mbrojtur vandalizmin serb.  

“Shtëpia europiane e futbollit është demaskuar tërësisht sepse zbaton standarde të dyfishta, varësisht se kush e bën ‘veprën’.
Nuk kanë fund vendimet skandaloze të UEFA-s! Ndëshkimi i çmendur i Serbisë për brohoritjen ‘Kosova është Serbi’ është vetëm vazhdim i terrorit që po përjetojmë nga shtëpia evropiane e futbollit. Në shënjestër nuk janë vetëm serbët, por edhe kushdo që na përkrah.

Gjithçka nisi me kërcënimet ndaj klubit sllovak Slovan se do të ndëshkoheshin brutalisht nëse do të përmendnin Serbinë në një ndeshje me një skuadër nga Prishtina në një nga Kupat e Evropës.

Tifozët e Slovanit janë të njohur për mbështetjen e shpeshtë të integritetit të Serbisë. Drejtuesit e klubit nga Bratislava iu lutën tifozëve që të mos këndojnë asgjë, sepse kanë marrë kërcënime serioze nga UEFA... Dhe kur nuk arrijnë të pengojnë që të dëgjohet "Kosova është Serbi", fillojnë t'i ndëshkojnë ashpër.

Si ndëshkon UEFA?

Rumania mbyll tribunën, stadium bosh.

Greqia mbyll tribunën, gjobë e rëndë!

Serbia mbylli tribunën, stadiumin bosh, dënime të rënda.

I ashtuquajturi shteti i Kosovës pa dënime serioze, ndonjëherë edhe simbolike monetare
Rumunët janë shembulli më i mirë. Herën e parë një pjesë e tribunave u mbyllën për ta dhe herën e dytë futen në dry të gjithë stadiumin. Sigurisht që nënkuptohen gjoba.

Deri më tani, grekët “vetëm” u shpëtuan duke mbyllur një pjesë të tribunave me një goditje në xhep.

Kjo është njëra anë e medaljes. Dhe të shohim se si flamuri i UÇK-së, duke brohoritur “Kosova është Shqipëri”, duke fyer serbët dhe neveritë tjera të shumta që ne, p.sh. dëgjuam në ndeshjen e Suedisë , nga e ashtuquajtura shteti i Kosovës në Stokholm. 

Nuk e përjashtojmë mundësinë që UEFA t'i përkëdhel pas shpine sepse janë anëtarët më të rinj të saj.

Slovan nga Bratislava ishte në qendër të vëmendjes sezonin e kaluar për shkak të adresimit dramatik të drejtuesve të klubit drejtuar tifozëve.

Përkatësisht, ata iu lutën që të mos përmendin Serbinë në ndeshjen kundër një skuadre kosovare, sepse në të kundërtën do të pësojnë pasoja të mëdha në formë të gjobës së lartë dhe mbylljes së stadiumit.

UEFA shtiret si e vdekur...”. llomotit mes të tjera ky medium, i ndërsyer nga politika primitive e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat