Media malazeze: Sutjeska do të shkojë në Kosovë nëse kalon Klaksvik-un

Futboll

Media malazeze: Sutjeska do të shkojë në Kosovë nëse kalon Klaksvik-un

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:41
Shorti

Mbrëmë Ballkani i Therandës ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj La Fiorita-s nga San Marino dhe pothuajse është i kualifikuar në rrethin e tretë të kualifikueseve për Conference League në futboll.

“Skuadra e Sutjeskës të mërkurën në orën 21:00 do të luajë ndeshjen e parë të xhiros së dytë të kualifikueseve të Conference League dhe tashmë e dinë se me kë do të takohen në rrethin tjetër nëse kalojnë Klaksvik-in.

Kampionit malazez dhe përfaqësuesi i Ishujve Faroe, luftojnë për të kaluar në rrethin e tretë. 

Skuadra që kalon më tej do të përballet me Ballkanin e Kosovës”, shkruan media malazeze “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat