Veteranët e Llapit nderuan Legjendën Fadil Vokrri në ditën e lindjes së tij

Futboll

Veteranët e Llapit nderuan Legjendën Fadil Vokrri në ditën e lindjes së tij

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 00:08
Veteranët e Llapit nderuan Legjendën Fadil Vokrri

Veteranët e Llapit dhe Veteranët e Prishtinës kanë zhvilluar ndeshje për nder të ditëlindjes së Presidentit Legjendar të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili karrierën e tij e ka nisur tek Llapi, për të zhvilluar më pas një karrierë të bujshme e shumë të ndritshme.

Para fillimit të ndeshjes, Veteranët e dya ekipeve kanë vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së tij e cila është pranë Stadiumit, i cili mban edhe emrin e tij, Fadil Vokrri.

Ndeshja ndërmjet Veteranëve të Llapit dhe Veteranëve të Prishtinës u zhvillua në Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe u mbyll me fitore të pastër, 2:0 për ekipin e Veteranëve të Llapit.

Një yll që do ndriçoj gjithmonë për ne sikurse Fadil Vokrri, kujtohet nga gjithë sportistët e të gjitha trevave shqiptare e më gjerë.

Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina, Drejtori ekzekutiv, z. Bejtush Batatina dhe kryetrajneri i skuadrës, z. Tahir Batatina e kujtojnë atë përherë si në ditët e tij më të mira kur dhuroi spektakël në fushën e lojës duke i mbrojtur ngjyrat e KF Llapi, si dhe për kontributin në krye të FFK-së, ku falë tij dhe punës së palodhshme, futbolli kosovar po sheh dritë dhe po merr pjesë në ndeshjet ndërkombëtare.

I përjetshëm kujtimi për Fadil Vokrri, shkruan në faqen e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat