Fiorentina kontakton menaxherin Fali Ramadanin për sulmuesin shqiptarë

Futboll

Fiorentina kontakton menaxherin Fali Ramadanin për sulmuesin shqiptarë

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 12:45
Ramadani

Skuadra e Fiorentinës nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori shqiptari i Empolit, Nedim Bajrami.

“Vjollcët” po shohin me kujdes situatën Bajramit dhe të klubit të tij, pasi këta të fundit nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit të tyre, por nëse një ofertë e mirë vjen, ato do ta merrnin në konsideratë.

Mediat italiane bëjnë të ditur, së në ditët e para të kësaj jave, drejtuesit e Fiorentinës do të takohen me menaxherin e Bajramit, Fali Ramadani.

Fiorentina duket e gatshme të paguajë rreth 10 milion euro për fantazistin e kombëtares tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat