City mund të organizojnë një shkëmbim mesfushorësh

Futboll

City mund të organizojnë një shkëmbim mesfushorësh

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:52
Guardiola

Juventus, pas Pogba, Di Maria dhe Bremer po punon që t’i durojë trajnerit Allegri edhe disa përforcime të tjerë për të kompletuar ekipin.

Por po aq i rëndësishëm do të jetë edhe kapitulli që ka të bëjë me shitjet, me disa lojtarë që konsiderohen të tepërt te bardhezinjtë dhe të cilëve u duhet gjetur një ekip.

Nga Anglia kanë bërë të ditur se Manchester City ka kthyer sytë nga Arthur, mesfushor që nuk ka bindur në Torino pas transferimit të tij nga Barcelona. Guardiola duket se kërkon një shkëmbim.

Juventus dhe Manchester City mund të organizojnë një shkëmbim mesfushorësh në këto javë të fundit të merkatos së verës. Sipas calciomercatoweb.it, trajneri spanjoll do Arthur.

Pë rtë arritur te braziliani klubi anglez duket se është i gatshëm të ofrojë kartonin e Ilkay Gundogan, mesfushor 32-vjeçar kontrata e të cilit me Citizens skdaon vitin e ardhshëm dhe marrëveshja për rinovimin nuk është arritur.

Një shkëmbim jo i barabartë, duke parë se Arthur ka një vlerësim pak më të alrtë në krahasim me Gundogan. Domethënë një shkëmbim që mund t’u bëjë punë të dy ekipeve nëse do të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat