Presidenti i Barcelonës: Kemi fituar 868 milionë, po bëjmë ekip të madh

Futboll

Presidenti i Barcelonës: Kemi fituar 868 milionë, po bëjmë ekip të madh

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:56
Presidenti i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shfaqur me shumë vetëbesim në prezantimin e Robert Lewandowskit si lojtar i ri i Barcelonës mbi mundësinë për të federuar të gjithë lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, kuptohet në përputhje me kriteret e La Liga-s.

Numri 1 i klubit ka zbuluar se nga operacionet financiare të kryera ditët e fundit të ardhurat e Barcelonës kanë kapur shifrën 868 miliona euro!

“Kemi punuar për t’i regjistruar të gjithë. Ne kemi punuar shumë dhe mirë, për të përmbushur kërkesat. Dhe nëse do të jetë e nevojshme të bëjmë ndonjë operacion tjetër, do ta bëjmë. Jemi në pritje. Gjithsesi, vendimin e merr Liga. Ne kemi respektuar atë që kërkohet. Jemi të bindur se do të arrijmë t’i regjistrojmë të gjithë”, komentoi Joan Laporta.

Presidenti “blaugrana” u shfaq vërtet euforik gjatë gjithë prezantimit të “bomberit”.

“Po bëjmë një ekip të madh, e kemi përballuar mirë presionin. Është një ditë historike. Dhe ne vazhdojmë të punojmë”.

Presidenti ka këmbëngulur shitja e 25% të “Barça Studios”, mund të ekzekutohet së shpejti:

“Ne kemi një bilanc të shëndetshëm, kemi bërë një përpjekje të madhe, kemi aktivizuar operacionet e aseteve dhe kemi mundësi të rikuperojmë këto pasuri. Po, kemi dalë nga spitali dhe po bëhemi më të shëndetshëm. jam shumë i kënaqur.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat