Haaland debuton furishëm në Premier League, dy gola për fitoren e Manchester Cityt

Futboll

Haaland debuton furishëm në Premier League, dy gola për fitoren e Manchester Cityt

Nga: K. Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:23
Haaland

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, debuton furishëm në Premier League, me dy gola në fanellën e Manchester Cityt, duke shënuar për fitoren me rezultat 2:0 në konak të West Ham-it.

Skuadra londineze nuk kishte asnjë formulë se si ta frenonte Erling Haaland, i cili ishte jashtëzakonisht i disponuar. 

Në minutën e 36-të, norvegjezi ka fituar një penallti dhe më pas duke e kryer atë në mënyrë perfektë, 0:1.

Image

Në minutën e 65-të, De Bruyne asiston ndërsa Haaland shënon për 0:2.

City starton me fitore, Haaland debuton me dy gola! 

Haaland u zëvendësua në minutën e 78-të, ndërsa u zgjodh lojtar i ndeshjes me notën 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat