Mehmeti lë Vushtrrinë, karrierën do ta vazhdoj në Shqipëri

Futboll

Mehmeti lë Vushtrrinë, karrierën do ta vazhdoj në Shqipëri

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:39
Mehmeti lë Vushtrrinë

Erzeni vijon punën për përforcimin e skuadrës, ndërsa na ndajnë edhe dy javë nga fillimi i Superiores, ku skuadra shijakase do të debutojë pas një mungese prej 19 vitesh.

Së fundmi Erzeni ka afruar në skuadër mesfushorin Adnard Mehmetin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Vushtrisë në kampionatin kosovar.

Në 20-të ndeshje të luajtura me Vushtrrinë sezonin e kaluar 21-vjeçari shënoi 8 gola.

Mesfushori do të jetë një përforcim i vlefshëm për shijakasit për edicionin e ri 2022 – 2023, ndërsa kjo pritet të jetë eksperienca e parë në Shqipëri për Mehmetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat