Trajneri i Frankurtit: Nuk kemi frikë, ata nuk janë shumë të fortë

Futboll

Trajneri i Frankurtit: Nuk kemi frikë, ata nuk janë shumë të fortë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 21:11
Trajneri i Frankurtit

Nesër (e mërkurë), Real Madridi dhe Frankfurti do të takohen mes vete në finalen e Superkupës së Evropës

Ndeshja do të filojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin olimpik në Finalandë.

Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i gjermanëve, Oliver Glasner.

Numri një i pankinës së Frankfurt, Glasner beson se ekipi i tij do ia dalë në fund të marrë trofeun.

“Ne nuk kemi frikë, kemi vetëm gëzimin për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme. Real Madridi nuk është shumë i fortë, ka gjithmonë shanse për të fituar. Ne e dimë se Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por ne gjithashtu e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë.

“Benzema? Do të duhet të mbrohemi mirë. Ai lëviz jashtëzakonisht mirë dhe ka aftësi të shkëlqyera shënimi. I gjithë Real Madridi është i rrezikshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat