Ballkani kërkon të vazhdojë tutje në Ligën e Konferencës, sot ndeshja vendimtare ndaj Klaksvikut

Futboll

Ballkani kërkon të vazhdojë tutje në Ligën e Konferencës, sot ndeshja vendimtare ndaj Klaksvikut

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, do të kërkoj që të kalojë në fazën finale të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Për ta bërë këtë, skuadra e trajneri Ilir Daja duhet së paku ta ruaje epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku triumfuan me rezultat 3-2, rezultat ky që nuk ofron shumë siguri.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Torsvollur”.

Në rast të kualifikimit tutje, skuadra kosovare në raundin tjetër do të ballafaqohet me Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat