Nuhiu: Nesër na pret një skuadër që gjithmonë meriton të jetë në Superligë

Futboll

Nuhiu: Nesër na pret një skuadër që gjithmonë meriton të jetë në Superligë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:08
Nuhiu

Drita e Gjilanit është gati për fillimin e edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, kërkon tre pikë në hapje të edicionit. 

Drita është skuadra më e organizuar në vendin tonë e cila është e vetëdijshme se nuk do ta ketë të lehtë në përballje me Trepçën ’89 në Mitrovicë. 

𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢 vlerësoi skuadrën kundërshtare, gjersa theksoi se ndeshja e nesërme duhet fitohet për ta nisur mbarë këtë kampionat.

“Nesër na pret një skuadër që gjithmonë meriton të jetë në Superligë, sepse ka dëshmuar gjithmonë cilësi. Ata kanë ruajtur grupin dhe jo rastësisht janë rikthyer, por mendoj se skuadra jonë është gati dhe është e rëndësishme që të bëjmë maksimumin të gjithë që të nisim kampionatin mbarë”, ka thënë 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢 në konferencë me gazetarë.

𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢 tha se objektivat do të jenë ndeshje pas ndeshje dhe Evropa nuk duhet as të diskutohet.

“Objektivat do të jenë ndeshje për ndeshje duke fituar çdonjërën apo duke mos humbur asnjërën.

Nuk diskutohet që me një skuadër si kjo e jonë me aq shumë potencial, me futbollistë cilësorë gjithmonë janë objektivat madhore.

Evropa nuk duhet të diskutohet dhe gjithmonë të jemi rivalizues për ta fituar titullin. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse në garë nuk do të jemi vetëm, por do ja lëmë që në fund të bëjmë numërimin dhe të shohim se çfarë do na sjellë kampionati gjatë rrugës”, ka theksuar trajneri 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢.
Ndeshja zhvillohet nesër (17:00) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat