Të hënën hidhet shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave 

Futboll

Të hënën hidhet shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave 

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:56
Të hënën hidhet shorti

Komisioni i Garave i futbollit të femrave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë së tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të hënën, më 15 gusht, në selinë e FFK-së.

Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari: Superliga në orën 11:00 dhe Liga e Parë në orën 11:30.

Ky edicion vjen me formatin e ri të garave, ku Superliga do të ketë 8 ekipe, derisa për herë të parë do të garohet edhe në Ligën e Parë, ku kësaj radhe janë paraqitur për gara 6 ekipe.

Ekipet e Superligës

Ep Com Hajvalia
Mitrovica
Kosova VR
Malisheva
Llapi
Dukagjini
Bazeli 2015
Jakova

Ekipet e Ligë së Parë

Vizioni
Liria
Presingu
Intelektualet
Heroinat
16 Qershori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat