Willian ndërpren kontratën me Corinthians – kërcënohej me vdekje në rrjetet sociale

Futboll

Willian ndërpren kontratën me Corinthians – kërcënohej me vdekje në rrjetet sociale

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:10
Willian

Sulmuesi brazilian, Willian, e ka ndërprerë kontratën me Corinthians, pasi merrte kërcënime të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Ish-sulmuesi i Chelseat thotë se kërcënohej me vdekje, andaj, që kjo situatë të mos eskalojë për të dhe familjen e tij, ai vendosi të largohej nga klubi që iu bashkua një vit më parë.

“Kurdo që Corinthians humbiste dhe unë nuk luaja mirë, familja ime pranonte shumë kërcënime e ngacmime në medie. Atakohej gruaja ime, fëmijtë e mi, babai im dhe së fundi motra ime”, tha ai.

“Ndoshta edhe nuk luajta mirë, por unë asnjëherë nuk kam qenë lojtar që kam shënuar 20-30 gola në sezon”, përfundoi Willian.

Ndeshja kundër Flamengos nuk Copa Libertadore duket se ishte kulmi i një mllefi që u akumulua gjatë nga Willian.

Ndeshja përfundoi 3-0 në dëm të skuadrës së tij dhe 34-vjeçari bëri gati valixhet të largohet menjëherë nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat