Ashtu si i ka hije Prishtinës, fiton në Klinë! Ismet Munishi në festë

Futboll

Ashtu si i ka hije Prishtinës, fiton në Klinë! Ismet Munishi në festë

Nga: K. G. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 18:57
Ismet Munishi

Prishtina kthehet me tre pikë në duel me Dukagjinin e Klinës, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershorit” në Klinë.

Në minutën e 26-të, Endrit Krasniqi, befason me gol duke shënuar nga goditja e dënimit. 

Në minutën e 41-të, Ahmed Januzi nga afërsia barazon rezultati në 1:1.

Dukagjini dhe Prishtina, treguan lojë të mirë deri në fund.

Në minutën e 90+2, Muhamed Useini shënon gol me kokë dhe për fitoren e Prishtinës. Ismet Munishi në festë, debuton me fitore si kryetrajner i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat