Shkupi fiton në kampionatin maqedon, gati për Ballkanin e Therandës 

Futboll

Shkupi fiton në kampionatin maqedon, gati për Ballkanin e Therandës 

Nga: K. G. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:05
Pamje nga ndeshja

Kampioni Shkupi ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Shkupjanët triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Makedonija GP, në takimin e javës së dytë.

Për Shkupin ka qenë ndeshja e parë. 

Pas një pjese të parë të barabartë, skuadra e trajnerit Goce Sedlloskit e theu rezistencën e mysafirëve në vetëm tre minuta, me dy golat e Trapanovskit dhe Cefas, në pjesën e dytë nga minuta e 67-të dhe të minutën e 70-tën.

Mysafirët u rikthyen në lojë me golin e Emir Skënderit (87’), por nuk patën forcë të befasojnë vendasit.

Për skuadrën shqiptare, më e rëndësishmja është se janë shënuar tre pikët e para në sezonin e ri, para rikthimit në garën ndërkombëtare dhe ndeshjes së play-off-it me Ballkanin e Therandës për një vend në fazën e grupeve të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat