Ibrahimi: Dua të jem golashënuesi i parë në këtë sezon në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Ibrahimi: Dua të jem golashënuesi i parë në këtë sezon në Maqedoninë e Veriut

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:20
Ibrahimi

Ajo që pritej, u arrit, u realizua, futbollisti Besart Ibraimi në fillim të sezonit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, shënoi dy gola për Struga Trim Lum dhe ishte më i merituari për fitoren me rezultat 3:0 ndaj Pobedës së Prilepit.

Që në start ai vuri në pah kandidaturën e tij për golashënuesin  e parë të këtij sezoni. 

Me këta dy gola, Besarti tani ka 169 gola në Maqedoni dhe ende mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e ligës elitare.

“Nuk e fshehu, këtu mund ta them sinqerisht për mediat tuaja se dua të jem golashënuesi i parë në Ligën e Parë, për të pestën herë. Unë jam sulmues, më pëlqen të tund rrjetat e kundërshtarëve, më pëlqen të shënoj gola me gjithë përvojën time. Çdo sulmues, nëse e pyesni, do t'ju thotë se është më i lumtur kur shënon gola.

Megjithatë, prioritet janë rezultatet e Struga TL. Le të jetë edhe në të ardhmen siç ishte në ndeshjen me Pobedën, që unë të shënoj gola dhe të fitojë Struga TL”, thotë Besart Ibraimi për “Sportmedia”.

Nesër në ndeshjen e xhiros së dytë, Besartin dhe bashkëlojtarët e pret një udhëtim i vështirë, në Shtip ndaj Bregallnicës.
 

“Po, absolutisht do të vizitojmë një ekip që konsiderohet si një nga më të mirët në Ligë. Në fund të fundit, E treguan atë në Strumicë javën e kaluar kur mundën A. Pandev me rezultat 1:2.

Shtipi është qytet futbolli, është kënaqësi të luash atje, ka gjithmonë një shikueshmëri të madhe. Sipas meje ky është derbi i rajonit.

Shkojmë atje për të mposhtur njëri - tjetrin, për të treguar atë që dijmë. Atë do të vendosin nuancat, le të jetë kënaqësi futbolli për tifozët dhe kush do të jetë më i mirë, shpresoj të jemi ne”, ka përfunduar Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat