Në Shqipëri të japin një dorë për Kombëtaren, nuk është si në Kosovë

Futboll

Në Shqipëri të japin një dorë për Kombëtaren, nuk është si në Kosovë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 21:05
Gashi

Dren Gashi ishte ndoshta çudia më e madhe e afatit kalimtar të verës sa i përket Superiores.

Futbollisti 28-vjeçar do të afrohej nga Erzeni dhe pas 5 ditësh, do të mbyllej menjëherë bashkëpunimi me të.

Ky lojtar ka qenë më parë në Shqipëri edhe me fanellën e Egnatias, ndërsa në Kosovë ka qenë pjesë e Prishtinës, Gjilanit, Drenicës, Ferizajt dhe disa ekipeve të tjera.

Aktualisht lojtari është ende pa kontratë dhe kohën e lirë po ia kushton rrjeteve sociale në video live, kryesisht “Tik Tok”.

Në këtë platformë, Gashi ka treguar një ndryshim sa i përket Shqipërisë dhe Kosovë në aspektin e futbollit. “Është shumë më ndryshe Shqipëria se Kosova. Në Shqipëri, i japi një dorë të madhe lojtarëve që luajnë në kampionatin e vendit.

Nëse je te Partizani, Tirana apo ekipe me peshë, të ftojnë në Kombëtare dhe të japin mundësinë që në të ardhmen të kalosh pastaj në ekipe të njohura në Europë. 

Kjo nuk ndodh te ne në Kosovë, këtu funksionojnë shumë ndryshe gjërat, nuk ke mundësi. Historitë që duhet të japësh para në Shqipëri për t’u dhënë mundësia?

Janë trillime të kota, unë nuk kam parë ende asgjë vetë, nuk di asgjë të tillë. Ata që flasin, a kanë parë vetë?”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat