Presidenti i FFK-së priti ish-futbollistin e njohur Kujtim Shala 

Futboll

Presidenti i FFK-së priti ish-futbollistin e njohur Kujtim Shala 

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:38
Agim Ademi dhe Kujtim Shala 

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij ish-futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Kujtim Shala, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe futbollistë tjerë të kësaj gjenerate si Ramadan Cimili, Edmond Rugova, Ramiz Krasniqi dhe Jusuf Tortoshi.

Shala e falënderoi presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe e përgëzoi për mandatin e ri në krye të FFK-së si dhe për punën e mirë që është duke bërë në progresin e futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, i pari i FFK-së duke u shprehur i nderuar në mesin e futbollistëve të gjeneratës së artë theksoi se FFK gjithmonë i ka dyert e hapura për këtë gjeneratë dhe se ajo është shtëpi e tyre. Në fund, të takimit Ademi e nderoi Shalën me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat