Gazetari spanjoll: Do të luhet një derbi shqiptar pa asnjë ekip nga Shqipëria

Futboll

Gazetari spanjoll: Do të luhet një derbi shqiptar pa asnjë ekip nga Shqipëria

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:15
Gazetari spanjoll i jep jehonë

Shkupi - Ballkani ka tërhequr vëmendje jo vetëm te tifozët shqiptarë, por edhe ndër mediat e huaja.

Ekipi që do të arrijë të kalojë në grupet e Conference League do të shkruajë histori me gërma të arta.

Ndërkohë gazetari spanjoll dhe autori i disa librave, Axel Torres, ka tërhequr vëmendje për këtë duel. Në një postim në Twitter, Torres shkruan se bëhet fjalë për një duel shqiptar pa asnjë ekip nga Shqipëria.

“Sot janë ndeshjet e Conference League.

Ndoshta dueli më i veçantë është takimi mes Shkupit dhe Ballkanit. Një ndeshje shqiptarësh pa asnjë ekip nga Shqipëria në mes”, shkruhet nga Torres.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat