Kur Fadil Vokrri me Prishtinën shembën Partizanin e Xhevat Prekazit dhe Dragan Mances...

Futboll

Kur Fadil Vokrri me Prishtinën shembën Partizanin e Xhevat Prekazit dhe Dragan Mances...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 15:33
KF Prishtina 1983: Në këmbë, nga e majta Favzi Rama, Sllobodan Shijica, Faton Domi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviq, Petre Gruesvki, Ulur nga e majta: Faruk Domi, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviq..

Prishtina e viteve të 80-ta, një gjeneratë e papërsëritshme e futbollit! i madh dhe i vogël jetonin me futbollin në vitet e 80-ta.

Me 21 gusht të vitit 1983, në stadiumin e Prishtinës (tani “Fadil Vokrri”), nuk kishte vend as për gjilpërë, rreth 40 mijë shikues.

Prishtina regjistron fitoren e dytë rresht në debutimin e saj (1:0) pas asaj kundër Dinamos së Vinkovcit.

Në minutën 16-të, Dragan Mance kaloi në epërsi ekipin e Partizanit.

Më 21 gusht, 1983, java e dytë
Prishtina - Partizan 2:1 (1:1)

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 40 000.
Shënues: Batroviq (33’) e Vokrri (54’) dhe Mance (16’). 

Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli (Lubisha Trajkoviq 89’), Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruevski, Favzi Rama, Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana (Faton Domi 70’) dhe Zoran Batroviq.
Partizani: Stojiq, Radoviq, Rojeviq (Varga 65’), Dimitrijeviq (Mashiq 64'), Jeshiq, Radanoviq, Smajiq, Zhivkoviq, Mance, Vukotiq dhe Prekazi. 

Ky gol veç elektrizoi atmosferën dhe i dha hov lojës së Prishtinës. 

Zoran Batroviq në minutën e 33-të barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, atmosferë drithëruese dhe lojë e madhe e Prishtinës. Fadil Vokrri, e kush tjetër, shënon për fitoren e madhe me rezultat 2:1. Pikërisht në minutën e 54-të, ndërsa stadiumi gati sa i doli “flaka” nga atmosfera, që i ngjante stadiumeve latinoamerikane!

Prishtina në krye me Fadil Vokrin shembën Partizanin e Xhevat Prekazit dhe Dragan Mances.

Senzacion, një skuadër nga Kosova, debutuese me dy fitore rresht dhe renditej në vend të tretë me 4 pikë, ndërsa Velezhi kryesonte me 4 e Slloboda e dyta me 4 sosh pas javës së dytë të Ligës së Parë ish jugosllave, duke lënë Partizanin në pozitën e 12-të  me 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat