Arriti te Reali për 115 milionë euro dhe tani po kërkojnë ta heqin qafe

Futboll

Arriti te Reali për 115 milionë euro dhe tani po kërkojnë ta heqin qafe

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 10:57
Arriti te Reali për 115 milionë euro dhe tani po kërkojnë ta heqin qafe

Lojtari i Real Madridit Eden Hazard, mund të vazhdojë karrierën te Galatasaray, sipas mediave spanjolle.

Hazard mbërriti te Reali në vitin 2019 nga Chelsea në një transferim prej 115 milionë eurosh. Megjithatë, për shkak të lëndimeve të shpeshta dhe peshës së tepërt, ai humbi vendin në formacionin fillestar të klubit madrilen.

Sulmuesi belg ka luajtur 67 ndeshje që kur iu bashkua Realit dhe ka shënuar vetëm gjashtë gola. Këtë sezon ai luajti vetëm 32 minuta në fitoren e klubit madrilen ndaj Almerias (2:1).

Lojtari belg ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit të ardhshëm. Galatasaray ka arritur një fitore dhe një humbje në sezonin e ri të kampionatit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat