Afrodita Salihi: Seleksionuesi Kirill Izov është njeri pa karakter!!!

Futboll

Afrodita Salihi: Seleksionuesi Kirill Izov është njeri pa karakter!!!

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:26
Afrodita Salihi: Seleksionuesi Kirill Izov është njeri pa karakter!!!

Afrodita Salihi është një nga futbollistet më të mira, kapitene e Maqedonisë së Veriut për femra dhe lojtare me më shumë se 100 paraqitje për ekipin nacional.

Të gjitha këto të dhëna nuk i kanë mjaftuar përzgjedhësit Kirill Izov për t’i dhënë mundësinë Afroditës t’i japë lamtumirën fanellës së përfaqësueses.

Ajo kishte marrë një premtim nga kryetrajneri Kiril Izov se do të luajë ndeshjen e lamtumirës për Maqedoninë kundër Letonisë, por trajneri nuk e mbajti premtimin dhe Salihi është lënë nga lista për ndeshjen ndaj Letonezeve.

“Jam i zhgënjyer dhe i tradhtuar nga veprimi i kryetrajnerit Kiril Izov, i cili personalisht më pyeti se cilat janë planet e mia, ku i thashë se do të luaja deri në fund të kualifikueseve dhe nga ana e tij mora një garanci se do të luaja në ndeshjen kualifikuese në shtator kundër Letonisë në Shkup, një ndeshje lamtumire dhe kështu për t’i dhënë lamtumirën në mënyrën e duhur nga fanella e kombëtares së Maqedonisë, ku pata nderin dhe privilegjin të performoj.

Kam mbi 100 ndeshje dhe kam luajtur edhe e dëmtuar, kam pranuar një telefonatë edhe kur të tjerët refuzuan një telefonatë për shkak të turpit nga disfatat më të larta kundër Francës dhe Anglisë, ndërsa të gjithë donin të luanin kundër më të dobtëve.

Unë njëherë ia kam falur përzgjedhësit dhe kam bërë rikthim, por kjo është e tepërt nga ana e tij pa asnjë arsye e justifikim, i uroj shoqeve të mia nga reprezentaioniparaqitje performanca të suksesshme, ndërsa për së dyti herë nuk ia fali përzgjedhësit, sepse më ka fyer dhe nuk më ka dhënë një shans që në mënyrë të denjë t’i jap lamtumirën e fundit fanellës përfaqësuese të Maqedonisë, të cilën ai vetë ma premtoi para të gjithë kolegëve të reprezentacionit””, ka deklaruar Afrodita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat