Sadriu: Me përulje ju premtoj se do të vazhdoj t’ju bëj krenar 

Futboll

Sadriu: Me përulje ju premtoj se do të vazhdoj t’ju bëj krenar 

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:46
Sadriu

Futbollisti Leard Sadriu vazhdon karrierën në kampionatin slloven përkatësisht në ekipin Mura.

Sadriu është prej mbrojtësve më të mirë që ka Kosova dhe reprezentues i padiskutueshëm i Kombëtares së Kosovës U21.

Mura është përforcuar me një lojtar që padyshim do t‘i jep siguri repartit të mbrojtjes.

Së fundi është paraqitur për Shkëndijen e Tetovës.

“Nga sot edhe zyrtarisht pjesë e Klubit të Futbollit NS Mura nga Sllovenia. 

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më përkrahen deri me tani, familjen, shokë, trajnerët qe kam pasur fatin të punoj, bashkëlojtarët në klubin e Ferizajt, Shkëndisë dhe Skënderbeut.

Me përulje ju premtoj se do të vazhdoj t’ju bëj krenar, duke synuar majat e futbollit”, ka shkruar Sadriu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat