PSG ka marrë fitoren e radhës në kampionat

Futboll

PSG ka marrë fitoren e radhës në kampionat

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:04
PSG

PSG ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Brest-it në shtëpi.

Siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për skuadrën e Galtier, të cilët kanë rrezikuar të mos e fitojnë po të mos kishte qenë për  një super Donnarumma.

Takim i luajtur në Parkun e Princave është zhbllokuar në minutën e 30-të nga Neymar, me brazilianin që ka realizuar një gol të bukur pas një asisti të jashtëzakonshëm të marrë nga Messi.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar edhe në pjesën e dytë dhe kjo ka ndodhur për meritë të ish-portierit të Milan-it.

Në minutën e 71-të, në fakt, miqtë kanë pasur një mundësi të artë të barazojnë me një penallti të Slimani-t, por gjuajtja e këtij të fundit është ndalur nga një pritje e mrekullueshme e italianit.

Falë kësaj fitoreje, kampionët në fuqi të Francës kryesojnë të vetëm renditjen e kampionatit me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat