Prishtina para derbit, Uka: Do Zoti që t'i gëzojmë me fitore tifozët tanë

Futboll

Prishtina para derbit, Uka: Do Zoti që t'i gëzojmë me fitore tifozët tanë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:40
Uka

FC Prishtina të mërkurën më 28 shtator e zhvillon ndeshjen derbi ndaj Dritës, sfidë e mbetur e xhiros së tretë tē Albi Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja FC Prishtina - FC Drita zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Interesimi i qytetarëve prishtinas dhe më gjërë është i jashtëzakonshëm për këtë duel derisa shkallët e stadiumit "Fadil Vokrri" pritet të jenë të mbushura.

Për ndeshjen ndaj Dritës, për faqen zyrtare të klubit tonë ka folur sulmuesi ynë, Kreshnik Uka.

"Jemi të vetëdijshëm se e kemi përballë një skuadër shumë cilësore e që mendoj se është një ndër ekipet më të kompletuara në Superligë andaj këtij takimi duhet t'i qasemi me kujdes maksimal. Brenda grupit atmosfera është shumë e mirë ndërmjet futbollistëve në krye me trajnerin Ismet Munishi, i cili gjithmonë na qëndron afër për çdo gjë.

Gjithmonë kur luan në shtëpi është tjetër ndjenjë. Është vetëm ndeshja e dytë që e zhvillojmë në "Fadil Vokrri" pasi kemi pasur orar të papërshtatshëm për ndeshjet si vendas dhe kemi qenë të penalizuar. Gjithsesi, Prishtina në çdo stadium që luan gjithmonë e ka objektiv fitoren dhe me ndihmën e "Plisave" di çdo herë shpresojmë se do t'ia arrijmë qëllimit. Do Zoti që t'i gëzojmë me fitore tifozët tanë.

"Edhe në këtë ndeshje premtoj maksimumin dhe kur jep gjithçka nga vetja atëherë edhe goli shpresoj se do të vijë", tha Uka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat