Boateng në mbrojtje të Kombëtares: Kemi 80 milionë trajnerë

Futboll

Boateng në mbrojtje të Kombëtares: Kemi 80 milionë trajnerë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:44
Boateng në mbrojtje të Kombëtares: Kemi 80 milionë trajnerë

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë, Jerome Boateng, ka mbrojtur Kombëtaren gjermane përpara Kupës së Botës në Katar, duke thënë se ka Gjermania ka 80 milionë trajnerë.

"Pak para Kupës së Botës kemi sërish 80 milionë trajnerë", ka shkruar Boateng në Instagram, krahas një figure duke qeshur.

Stafi drejtues i pancerëve është vënë në thumb të kritikave pas dështimit në Ligën e Kombeve ku përfundoi e treta në grup, porBoateng, i cili ka luajtur shtatëdhjetë e gjashtë herë për Gjermaninë midis 2009 dhe 2018, beson se tifozët duhet të rezervojnë gjykimin e ekipit derisa të përfundojë Kupa e Botës.

"Ne kemi një skuadër të fortë, mund të mposhtim çdo kundërshtar dhe të bëhemi kampionë bote, kemi lojtarë të rinj në të gjitha pozicionet.Qëndroni pozitivë dhe mbështesni ekipin së bashku", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat