I dha Kukësit fitoren e parë

Futboll

I dha Kukësit fitoren e parë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:27
I dha Kukësit fitoren e parë

Kukësi mori fitoren e parë në kampionat kundër Laçit në javën e gjashtë të Superiores.

Në një prononcim për “Oversport”, autori i golit të vetëm të sfidës, Gabriel Barbosa, u shpreh shumë i lumtur për këtë rezultat.

“Një falënderim shkon për Zotin. Kemi ndryshuar çdo gjë në skuadër. Kemi bërë maksimumin. Po përpiqemi të kthejmë skuadrën aty ku meriton, me rezultate pozitive.

Ne na duhen kjo. Kemi marrë rezultate të dobëta. Sot morëm tre pikët. Ishim shumë mirë në fushë. Besoj se tani nis kampionati për ne.

Trajneri është një njeri shumë i mirë. ai na ka dhënë energji. Çdo ditë na jep energji. Për mua është një trajner shumë i mirë. Ne na duhet të bëjmë ndeshje si kjo e sotmja në çdo ndeshje tjetër”, u shpreh Barbosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat