Daja i lumtur për fitoren ndaj Gjilanit, tregon mungesat ndaj Sivassporit

Futboll

Daja i lumtur për fitoren ndaj Gjilanit, tregon mungesat ndaj Sivassporit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:17
Daja

Ballkani ka shënuar fitore në kryendeshjen e kësaj jave në elitën e futbollit, duke e mposhtur Gjilanin.

Kampionët në fuqi të Kosovës fituan 2:0 ndaj Gjilanit në stadiumin e qytetit në Therandë.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh i lumtur me fitoren, teksa foli edhe për ndeshjen e të enjtes kundër Sivassporit në Ligën e Konferencës që luhet në Turqi.

“Jemi të kënaqur me të gjitha. Kishim përballë një ekip që ka bërë mirë në fazën e parë. Kur fitorja vjen me një ekip të fortë sigurisht se jam më i kënaqur. Të jemi të sinqertë nesër do nisim përgatitjet për në Turqi (ndaj Sivassporit). Edhe atje kemi mungesë. Kemi mungesë të Astrit Thaçit dhe Kuç që mendoj se e ka të vështirë të rikuperohet”, tha Daja.

Autogoli i Arbër Prekazit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë vulosi epilogun e 45 minutave të para të kësaj sfide.

Meriton Korenica realizoi golin e dytë dhe të rezultatit përfundimtar në minutën e 88-të.

Ballkani ngritet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 pikë në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat