Feronikeli 74 lider i ri në Grupin A! Ditë të zeza për Vëllaznimin

Futboll

Feronikeli 74 lider i ri në Grupin A! Ditë të zeza për Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja Istogu - Vëllaznimi

Feronikeli 74 nga Drenasi është lideri i ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Skuadra nga Drenasi ngadhënjeu në derbi, me rezultat 2:0 ndaj Rahovecit vendas.

Vëllaznimi i Gjakovës pësoi humbjen e shtatë radhazi, kësaj here mposhtet me 3:1 nga Istogu vendas.

Rezultatet 

Liria - Phoniex 2:0
Istogu - Vëllaznimi 3:1
Rahoveci - Feronikeli 74 0:2
Rilindja 1974 - Trepça 2:2
A&N - Drenasi 1:3

Pas javës së 7-të, Feronikeli 74 kryeson me 14 pikë, pasojnë Rahoveci 14, Phoniex 13, Istogu 12, Drenasi 12, Liria 11, Rilindja 1974 7, A&N 7, Trepça 5 dhe Vëllaznimi 0 pikë. 

Në javën e 8-të do të takohen: Feronikeli 74 - Liria, Drenasi - Trepça, A&N - Rahoveci, Vëllaznimi - Rilindja 1874  dhe Phoniex - Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat