Trajneri i skuadrës turke me deklaratë interesante për kampionin e Kosovës

Futboll

Trajneri i skuadrës turke me deklaratë interesante për kampionin e Kosovës

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 15:38
Trajneri i skuadrës turke 

Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay është paraqitur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Ballkanit.

Sivasspori është nikoqir i Ballkanit nesër në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, njoftojnë mediat turke, përcjell Demokracia.com.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eylul” në Sivas, derisa trajneri turk e ka vlerësuar lart Ballkanin.

“Është e vështirë të merremi me krizën kur ajo ekziston. Gjëja më e rëndësishme është ta menaxhojmë. Nuk kemi bërë kampanjë të suksesshme deri më tash.

Kjo është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën. Kundërshtari ynë është një skuadër nga Kosova”, tregoi Çalimbay.

“Kur e kemi analizuar, e kemi parë se kemi një skuadër të fortë. Këto ndeshje janë më ndryshe se ndeshjet kampionale. Këto ndeshje janë sikurse ndeshjet e kombëtareve për ne”, tha trajneri turk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat