Tifozët e Chelseat nuk e dinë se cilit shtet i përket Vllaznia, disa e mendonin si ekip të Kroacisë

Futboll

Tifozët e Chelseat nuk e dinë se cilit shtet i përket Vllaznia, disa e mendonin si ekip të Kroacisë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:25
Ilustrim

Pas arritjeve të Skënderbeut në Europa League, historinë e futbollit shqiptar e kanë shkruar me gërma të arta burrneshat e Shkodrës.

Këto të fundit arritën të shkonin deri në fazën e grupeve të Champions League, atje ku futbolli i meshkujve nuk ka gjetur dot ende vend.

Në shortin e hedhur së fundmi, Vllaznia gjeti grupin e ferrit dhe njëkohësisht të prestigjit pasi do të luajë kundër PSG, Real Madrid dhe Chelsea. Londinezët kanë zgjedhur që të bëjnë një kuitz me disa pyetje për tifozët.

Pyetja e fundit nga faqa zyrtare e femrave të Chelsea ishte

“Në cili shtet është pjesë Vllaznia?”. 54 përqind e tyre kanë votuar për Shqipërinë, 22 përqind prej tyre për Kroacinë, 13 përqind për Malin e Zi dhe 10 përqind për Zvicrën.

Duke marrë parasysh faktin se po kjo faqje zyrtare e Chelsea e kishte prezantuar Vllazninë si ekip të Shqipërisë apo kërkimin në internet ku për vetëm 5 sekonda mund të gjendet përgjigja e saktë, mund të thuhet se tifozët që kanë votuar kishin realisht fare pak dijeni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat