Rrahmani shpreson në rezultat pozitiv ndaj skuadrës turke

Futboll

Rrahmani shpreson në rezultat pozitiv ndaj skuadrës turke

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:51
Rrahmani

Futbollisti i Ballkanit, Albion Rrahmani ka thënë se shpreson që skuadra ku luan edhe ai do të bëjë ndeshje të mirë ndaj Sivassporit dhe pse edhe të marrë rezultat pozitiv.

 Ai ka folur nga Turqia me konferencë një ditë para ndeshjes.

“Është kënaqësi të bëjmë gara në këtë kompeticion.

Jemi në rrethin e tretë të grupeve dhe shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv. Sivasspori ka kualitet dhe shpresojmë të paraqitemi mirë dhe pse jo të mos marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Rrahmani.

Ndeshja mes dy ekipeve përket te Conference League. Ballkani aktualisht ka një humbje dhe një barazim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat